Ndeshja e neserme ndaj Vorskla Kharkiv-2 dhe Vllaznise qe do te luhet ne oren 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ka ngjallur nje interesim te madh ne kryeqendren e Veriut.

Drejtuesit e Vllaznise u kane bere ftese te gjithe ekipeve te moshave te Shkodres si dhe nxenesve te shkollave te qytetit per te qene te pranishem ne kete ndeshje dhe per t’i mbeshtetur vajzat kuqeblu.

Por nderkohe, drejtuesit sot kane marre nje kerkese shume te veçante: Pikerisht nga disa afgane te cilet prej muajsh jane te strehur ne Shengjin te Lezhes. Ne rradhet e tyre jane edhe disa futbolliste, madje edhe lojtare te kombetares se ketij vendi. Ato kane gjetur menyren per te kontaktuar me kreret e Vllaznise duke i kerkuar qe te jene te pranishem ne stadium per te mbeshtetur edhe ata kete skuader.

Nje kerkese qe ne fakt i ka surprizuar ata dhe si rrjedhoje jane vene ne levizje per t’ua plotesuar kete kerkese. Presidenti i klubit Alban Xhaferi dhe ai i femrave Lazer Matija mesohet se do te vene ne dispozicion te tyre dy autobuze per te shkuar nga Shkodra per t’i marre ne Shengjin, per t’i sjelle ne stadium ku do t’i krijojne te gjitha kushtet per ta ndjekur ndeshjen dhe per t’i kthyer serish ne Shengjin.

Numri i afganeve qe pritet te jene neser ne “Loro Boriçi” mendohet te jete rreth 100 (perveçse futbollisteve, jane edhe sportiste te tjere apo dhe njerez te thjeshte qe kane shprehur deshiren ta ndjekin kete ndeshje) dhe kjo padyshim qe e ben edhe me te veçante atmosferen ne kete pragndeshje shume te rendesishem. Vllaznia ne kete menyre do te kete neser edhe disa tifoze me shume, per me teper disa tifoze te veçante.strong>/SHKODRA-SPORT.COM/