Gjeografia e futbollisteve qe behen pjese e seleksionimeve te ekipeve kombetare te moshave eshte zgjeruar edhe me shume dhe pjese e tyre jane bere tashme edhe futbollistet me te talentuar te Akademise me te re te krijuar ne zonen e Shkodres, asaj FC Basania.

Kete e tregon fakti qe ditet e fundit ne seleksionimet e kombetares U17 kane qene edhe tre futbolliste te saj. Behet fjale per ata te datelindjes 2005 dhe pikerisht Jordan Nika, Drilon Çakalli e Marsel Lleshi.

Te tre ata kane rene ne sy me paraqitjet qe kane bere ne ndeshjet e kampionatit te Liges Amatore ku marrin pjese dhe si rrjedhoje i jane sugjeruar stafit te ekipeve kombetare per t’i pare ne fushen e lojes.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse ketyre djemve te talentuar u jepet mundesia per te qene edhe ne vemendjen e trajnereve te kombetares dhe ky eshte shans i arte qe ata duhet ta shfrytezojne./SHKODRA-SPORT.COM/