Aktori i mirenjohur i humorit, “Mjeshtri i Madh” Besnik Çinari feston sot 67 vjetorin e lindjes se tij dhe nder dhuratat me bukura qe ka marre padyshim ka qene ajo e Klubit Vllaznia.

Ky i fundit permes pergjegjesit te Akademise Alban Neziri, i ka dhuruar fanellen kuqeblu me numrin 10 ne shpine dhe me emrin e tij te shkruar ne te.

Nje dhurate simbolike por qe e lidh edhe me shume tifozin e zjarrte Besnik Çinari me keto ngjyra, me kete fanelle dhe me kete emer.

Ai njihet nga te gjithe si nje tifoz i thekur i Vllaznise dhe kete madje e kane tradite familjare. Jo me kot, vete mjeshtri i humorit nuk i ka kursyer as lotet ne momentin kur kjo skuader dy vjet me pare ra ne kategorine e pare.

Ndersa tashme ai si gjithe shkodranet po bejne tifo dhe shpresojne shume qe Vllaznia e tyre e zemres te dale kampione. Ne menyre qe ne festen e titullit te gezojne te gjithe dhe kuptohet qe ate dite Besnik Çinari do te mbaje te veshur fanellen me numrin 10 qe i dhuroi sot Alban Neziri./SHKODRA-SPORT.COM/