Vllaznia do të luajë sot pasdite në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Tërbunit. Kjo është ndeshja e dytë miqësore pas asaj të luajtur të premten e kaluar ndaj Burrelit dhe të cilën kuqeblutë e fituan me rezultatin 2-1.

Edhe ndeshja e sotme, ashtu si ajo e kaluara, do të transmetohet “LIVE” në kanalin e “Shkodra Sport” në youtube. Ajo do të mundësohet nga fotoreporteri Mikel Thepina, i cili vazhdon të jetë i palodhur në pasqyrimin e ecurisë së Vllaznisë si përmes fotove ashtu edhe videove.

Madje, ndeshjen e kaluar ndaj Burrelit, Thepina e ka vënë edhe në dispozicion të stafit teknik të Vllaznisë për të zhvilluar analizën e saj.

Sfida e sotme ndaj Tërbunit, padyshim që konsiderohet e rëndësishme për kuqeblutë në aspektin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, Vllaznia do të mundohet të bëjë lojën e saj dhe të shohë gjendjen e lojtarëve.

Per te ndjekur ndeshjen Vllaznia- Terbuni, mund te klikoni ne linkun e meposhtem duke nisur nga ora 18.00:

/SHKODRA-SPORT.COM/