Sulejman Starova nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka bërë publik “divorcin” me drejtorin sportiv, pas një periudhe 1 vjeçare bashkëpunimi.

Kampionët në fuqi falenderojnë Bobin për kontributin e dhënë, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Faleminderit Kampion!

Sulejman Staroves i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 1 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe drejtori teknik kanë ndarë rrugët. KF Teuta me këtë rast falënderon Bobin për kontributin e dhënë në klubin blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.