Tre futbolliste te ekipit U19 prej dy ditesh ndodhen ne stervitje me ekipin e pare te Vllaznise. Drejtuesit e klubit ne bashkepunim edhe me stafin teknik, u kane dhene atyre mundesine te sterviten sebashku me lojtaret e tjere.

Ne fakt per Ersi Zaganjorin kjo nuk eshte ndonje risi sepse herepashere eshte aty ne stervitje, por nderkohe kete here bashke me te jane edhe dy futbolliste te tjere te ekipit te te rinjve.

Behet fjale per nje tjeter lojtar te datelindjes 2005, pikerisht sulmuesin Klajti Halili si dhe mesfushorin Xhoel Hajdari qe eshte i datelindjes 2006. Ky eshte nje tregues i qarte se drejtuesit e klubit po i hedhin gjithnje e me teper syte nga Akademia.

Pa permendur pastaj edhe faktin tjeter qe portieri Aron Jukaj aktualisht eshte portieri i dyte i Vllaznise. Mbeshtetja qe po u jepet ketyre te rinjve sigurisht qe eshte nje ndihme e madhe e karrieren e tyre dhe me siguri qe kete gje ata do ta shprehin edhe ne fushe kur te luajne./SHKODRA-SPORT.COM/