Prej ditësh së djeshme trajneri Mirsad Jonuz dhe futbollisti Filip Gligorov kanë mbërritur në Shkodër dhe janë duke qëndruar në karantinë, por sakaq tre futbollistët e tjerë nga Maqedonia e Veriut ende nuk kanë mbërritur në vendin tonë.

Arsyen e ka shpjeguar sot në prononcimin e dhënë për mediat administratori i klubit Suad Lici i cili është shprehur: “Tre futbollistët maqedonas nuk kanë mbërritur akoma në Shkodër sepse ata ende nuk janë paisur me lejen e qëndrimit në vendin tonë.

Janë paisur me lejen e punës sipas të gjithë rregullave dhe legjislacionit shqiptar dhe kanë qenë në procedurë për marrjen e lejes së qëndrimit por situata e pandemisë bëri që ata të largohen jashtë kufirit teksa u kthyen pranë familjeve të tyre.

Procedura e paisjes me dokumentacionin e duhur për qëndrimin në Shqipëri u ndërpre pasi ata duhej të ishin prezent këtu, por jemi në proces dhe besoj se për 2-3 ditë kjo gjë të zgjidhet dhe ata të vijnë në Shkodër”
© shkodrasport.com