Flamurtari sezonin e ri do jetë pjesë e Kategorisë së Parë. Në Vlorë janë duke hedhur themelet për një sezon si protagonsitë, me garën që do jetë e fortë për vetë emrat e skuadrave që do jenë pjesë sezonin e ri në të Parën.

Klubi kuqezi me administrator Sinan Idrizin, veç afrimeve të reja ka menduar edhe për rinovimet e lojtarëve që kanë qenë pjesë e ekipit.
Bicaj, Ribaj, Moçka, Çelhaka, Oliviera, Gocaj, Ramadani, Pjeshka, Qarri dhe Djamanti janë lojtarët e parë të kontaktuar nga klubi për të hedhur firmën në kontratat e reja.

Pjesë e skuadrës edhe sezonin e shkuar, emrat më sipër kanë qenë ndër ata që dhanë kontribut të madh për ngjitjen në të Parën. Siç shikohet, pjese e ketij grupi qe kane rinovuar kontratat dhe do te vazhdojne te jee pjese e Flamurtarit edhe ne sezonin e ri, jane edhe tre futbolliste shkodrane.

Behet fjale per mbrojtesit Olsi Gocaj e Denis Pjeshka si dhe per mesfushorin Behar Ramadani. Drejtuesit vlonjate mendojne se pervoja e madhe e ketyre futbollisteve edhe ne Superlige, do t’i ndihmoje ata per t’u rikthyer ne eliten e futbollit shqiptar.