Kjo e premte pritet të përcaktojë përfundimisht se çfarë do të ndodhë me basketbollin në vend. Është klubi i Vllaznisë që përmes një postimi në kanalin zyrtar bën me dije:

“Në lidhje me vazhdimësinë e kampionatit, Federata Shqiptare e Basketbollit ka planifikuar një takim online me datën 15 Maj me drejtuesit e klubeve për të siguruar një vendimarrje të përbashkët në lidhje me hapat në vazhdim”.

Ndërkohë është postuar edhe një video ku shihet duke u përgatitur basketbollisti malazez, Petar Kusovaç. Ekspertët e shëndetësisë kanë deklaruar se është thuajse e pamundur që të rinisin aktivitetet sportive në salla të mbyllura.

Kësisoj gjasat janë që kampionatit t’i vihet “kapaku”. Megjithatë vetëm e premtja do të tregojë përfundimisht se çdo të ndodhë./newsport/