Jurgen Klopp është një nga trajnerët më të mirë të momentit. Gjermani, i cili drejton Liverpoolin, ka arritur t’i ktheje lavdinë klubit të kuq, që është më pranë se kurrë fitimit te kampionatit pas afro 3 dekadash.

52-vjeçari së fundmi është përfshirë në diskutimin në lidhje me lojtarin më të mirë në botë, teksa i duhet të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit.

Tekniku gjerman pranon se është një admirues i të dy lojtarëve, por kur është i detyruar të zgjedhë, preferon Leo Messin.

“Zgjedhja ime peshon më shumë mbi Leo Messin, edhe pse nuk mund të fsheh admirimin tim për Ronaldon dhe për atë që ai ka bërë. Jam përballur me të dy lojtarët, është thuajse e pamundur t’i markosh. Messi ka më pak cilësi fizike se sa Ronaldo, nëse do të zgjidhja një lojtar perfekt ai duhet të kishte lartësinë, shpejtësinë dhe forcën e Ronaldos për të kërcyer.

Nga ana tjetër kemi një “plesht” si Messi, i cili i bën gjërat të duken të thjeshta, ja pse mendoj se Messi ka diçka më shumë, është pak më i mirë.

Kjo është një zgjedhje shumë e vështirë, pasi të dy lojtarët kanë diçka të përbashkët, kanë lënë një trashëgimi të madhe në futboll, kanë arritur gjëra të mëdha për një periudhë kaq të gjatë. Ka shumë lojtarë të rijnë të cilët kanë potencial të ngjashëm, por diferenca është se Messi dhe Ronaldo kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme për një periudhë të gjatë”, u shpreh Klopp.