Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka pranuar se ai është në pjesën e fundit të periudhës së tij në klub si trajner, pasi ai është nën presion këtë sezon. Javët e fundit, opsionet alternative të menaxhimit për verën janë lidhur me punën e tij dhe ai gjithashtu ka aluduar në afrimin e largimit të tij.

Pas humbjes në Kupën e Mbretit, Xavi foli për një largim të mundshëm, duke vënë në dukje se nëse Barcelona nuk fitonte, ose të paktën të konkurronte për tituj, atëherë ai do të largohej në fund të sezonit.

Përpara përballjes së tyre me Villarrealin, Xavi pranoi se nuk do të jetë edhe për shumë kohë si trajner i Barcelonës.

“Ne kemi folur për vazhdimësinë time që nga muaji korrik. Që kur humbëm një miqësore kundër Arsenalit, tashmë kishte presion”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Unë jam i qetë. E kuptoj klubin, kritikat, kuptoj gjithçka. Unë jam me fat, apo i pafat, që e njoh klubin. Nuk kam problem. Por, tani nuk është koha për të menduar për të ardhmen time. Kur arritëm në El Clasico në miqësore në korrik, ishte tashmë një situatë presioni. Jemi të bindur se mund të kemi një sezon të mirë”.

“Por sigurisht, unë kam jam aty për dy vjet e gjysmë dhe mendoj se më ka mbetur më pak kohë sesa që kam qenë këtu. Jam më afër fundit se fillimit”.

“Nëse shikoni historinë, Pep, ishte këtu katër vjet apo jo? Luis Enrique tre, dhe këta ishin fitues, gjithmonë fitues. Do të vijë një moment kur do të largohem. Mos u shqetëso (qesh)”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/