Nga Ergys TRIMACI

Ajo që vazhdon të më surprizojë është fakti se si ne jemi pak popull i çuditshëm. Ndoshta edhe psikologjia e pranon se kritika thuhet më lehtë se levdada, por meqenesë kritikat në drejtim të Alban Xhaferit ishin haptasi e deri në ofendime të niveleve të turpshme. Ateherë po ku rezultatet e ekipit jane super, a kanë ndonjë merite? A ka ndonjë merite presidenti i klubit? Njeriu që jep leket e familjes së tij?!

Pse të thuash një fjalë të mirë për presidentin, personin nr1 të ekipit duhet të jetë kaq e vështrire? Për mua nuk ka dallim Xhaferi as nga Bala që shënon golin. Përderisa ato përfaqësojnë Vllaznin duhet të gëzojnë të njëjtin respekt.
E bej këtë status jo për Albanin, falenderimin dhe mirenjohjen per ate që ka ba dhe ban per Vllaznin nuk ma merr kush. Sepse mirënjohja asht minimumi që duhet të ketë dikush me u qujt NJERI!

Njerëzit atë punë kanë, ato që shajnë do ta nxjerrin inatin dikund. Shoh komente negative, deri edhe tek Cim Shtupina? Them o Zot po ky ca i ka ba disa njerezve? Çfarë pune i prish pozicioni i tij? Apo shohin se nuk i bindet mirë urdhnave të trajnerave?!Apo qe ka lujt dhe ka kene një nder lojtaret që ka kontribu prej vitesh me talentin e tij. Dhe po vazhdon e kontribon, me pasion.

Për të dalë tek e treta, po tifozat që bane thirrje për stadium pse duhet të shahen? Nëse deri dje kanë pasur mendimin e kundert dhe sot shohin gjana pozitive pse duhet të paragjykohen?

Perkundrazi, vetem budalla mban një mendje gjithmone. Dhe vetem një i mêncur reflekton kur e sheh të nevojshme. Për këtë e bej më shumë këtë status, si mënyrë reflektimi për të gjithe ato dashamirës, që mos me kenë vetëm njerëz të vegjël, kritikues vec me sha, sigurisht që kritika duhet, dhe mendoj se edhe tek Albani, ndikim për ndrrimin e drejtorit paten Vllaznit Ultras, por ishte akt i drejteperdrejte, ne stadium aty ku duhet.

Unë e besoj shumë qe edhe kur e shikojnë që dikush e meriton ta japin një vlerësim. Të krijohet një lidhje e forte e sinqertë midis tifozeve dhe drejtuesve.

Nuk e egzagjiroj të përsêris se ndihem mirë kur në krye të klubit kam një djalë shkodran, me vlera, i drejte dhe me ambicie për ta ngrit klubin në nivele të larta.

Ta japim mbeshtetjen apo vleresimin për njerëz që japin një kontribut, financiar, të kohes dhe mundit apo çfarë do qofte, përtej vetes së tyre. Fundja, Vllaznia është dhe duhet të jetë interes i përbashket.

Jena aq shkodrane, kena aq traditë e kulture, sa njërit prej nesh me i thanë një: Të Falem-Nderës apo T’a Priftë Zoti Mbarë!

Sepse ne jena VLLAZNIA që ka bashku Katolikë e Muslimanë. Qytetarë e Malsore. Të majtë e të djathtë. Jemi VLLA-ZNI dhe duhet të funksionojmë të tillë.