Ndonëse merkato e ardhshme është edhe 4 muaj larg, te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet në afatin kalimtar të janarit.

Më shumë se sa afrime, te katalanasit pritet të ketë largime të disa prej lojtarëve kryesorë të sezoneve të fundit. Në krye të listës për tu larguar është mesfushori kroat, Ivan Rakitiç, i cili është aktivizuar shumë pak në këtë fillim sezoni, ndryshe nga një vit më parë kur ishte titullar i padiskutueshëm.

Drejt largimit është edhe Arturo Vidal, i cili gjithashtu ka gjetur shumë pak hapësira në skuadrën e Valverdes dhe do të shikojë një skuadër ku mund të ketë më shumë minuta në dispozicion. Listës së largimeve i bashkohet edhe Samuel Umtiti, i cili është kushtëzuar nga dëmtime të shumta për një kohë të gjatë dhe drejtuesit spanjollë po mendojnë largimin e tij.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, drejtuesit e Barcelonës do të punojnë në merkaton e janarit për t’i larguar të tre lojtarët, pasi nuk janë në planet e klubit./panorama-sport/