Futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Liridon Latifi, mund të rikthehet në Kampionatin Shqiptar. 

Për mesfushorin-sulmues është interesuar Vllaznia e Shkodrës. 

“Zeri.info” nga burime të mirë informuara mëson ekskluzivisht se Vllaznia e ka kontaktuar Latifin dhe tashmë bisedimet kanë filluar mes palëve. 

Për Latifin gjithashtu është interesuar edhe Tirana. Ai së fundmi ishte pjesë e Puskas Akademia në Hungari derisa u largua këtë verë nga skuadra hungareze. 

Latifi e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar pasi vite më parë ka shkëlqyer me Skënderbeun e Korçës e më pas u transferua në Hungari. 

Latifi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. /Zeri.info/