Ashtu sikurse Erald Çinari, edhe e ardhmja e Esin Hakajt do të jetë pikërisht Turqia. Mbrojtësi i majtë shkodran ka arritur akordin me klubin e Samsunsporit dhe burime të besueshme tregojnë që ai udhëtuar sot drejt shtetit turk.

Së bashku me Erald Çinarin, ata janë shfaqur në ambientet e klubit të ri. Pikërisht atje ku u transferua sulmuesi i Partizanit, do të jetë dhe e ardhmja e Hakajt.

Menaxheri turk Ugurcan Marsak ka publikuar një foto ku tregon të dy futbollistët, të cilët në sezonin e ri do të kontribuojnë në kampionatin turk.

Firma është thjeshtë një formalitet pasi burime të besueshme pranë mëngjërashit shkodran tregojnë se gjithçka është mbyllur pozitivisht./newsport/