Pasditen e sotme me Vllazninë në stërvitje kanë qenë edhe tre futbollistë më shumë.

Bëhet fjalë për ata të tre të cilët kanë qenë në grumbullim me kombëtaren U-21 në dy ndeshjet me Sllovakinë.

Pra, për portierin Alen Sherri dhe mesfushorët Ardit Krymi e Erald Çinari. Por bashkë me ta, sot në stërvitje me ekipin është bashkuar edhe trajneri i portierëve Alfred Osmani, i cili siç dihet është edhe trajner në këtë kombëtare.

Padyshim që stafi i kuqebluve e ka patur më shumë mendjen tek Krymi i cili ka patur probleme shëndetësore megjithatë fakti që luajti në Sllovaki, të bën të mendosh se do të jetë në fushë edhe të shtunën ndaj Skënderbeut.

Ky është një lajm i mirë së paku për trajnerin Gjoka nisur nga katër mungesat që ka për këtë ndeshje dhe nëse do të ishte edhe ajo, problemet do të shtoheshin.
© shkodrasport.com