Boksierë të ndryshëm sot janë rreshtuar përkrah shkodranit Arjon Kajoshi.

Natyrisht për t’i dhënë zemër dhe njëkohësisht për të denoncuar vendimin e turpshëm të gjyqtarisë në Kampionatin Europian që me vendimin për t’i humbur ndeshjen, i hoqi mundësinë atij të hynte në zonën e medaljeve.

Kristian Shytani shkruan: “Kampion je për ne të tanë por ne asnjëri nuk jena të zotët me të dhanë atë që ti meritove sot.

Jena vend i vogël që gjithmonë penalizohena. Fitove zemrën e tanve me boksin që bane sot. Përveç zemrën e arbitrave që banen këtë padrejtësi.

Kampion je për ne sepse e meritove medaljen”. Po ashtu edhe Rexhildo Zeneli, boksieri i njohur vlonjat dhe koleg i Kajoshit prej vitesh në palestrën e stërvitjes, shkruan:

“Zemërluan, padrejtësi ka ngado, aq më shumë ne që na shikojnë me syrin e një shteti të vogël. Ti për ne je një KAMPION”.

Komentet në krah të boksierit shkodran vazhdojnë sërish. Marsel Sermi nga Franca ku jeton, e ka ndjekur me vëmendje këtë ndeshje dhe në fund është ndjerë keq kur ka parë që një bashkëqytetar i tij të ofendohet në këtë mënyrë.

“Shpresoj që do ta penalizojnë boksin e të hiqet prej Lojërave Olimpike që të bahet një ndryshim rrënjësor se kështu nuk shkon.

Turp i madh për rezultatin e sotëm. Shpresoj që Federata Shqiptare të bajnë një denoncim meqë gjithçka meqë ndeshja është e filmuar.

Bravo për Kajoshin, i ka fitu të tana raundet pastër. Ai të mos ndalet e mos të mërzitet se mundi e boksi i tij ka me u pagu një ditë në arenën ndërkombëtare”- shkruan Sermi.

Komentet vazhdojnë nga një tjetër ish- boksier i Vllaznisë Feliks Kruja që shkruan: “Nuk është hera e parë që ndodh kështu, gjynah për djersën e sportistëve. Turp”.
© shkodrasport.com