Takimi i sotem Laçi- Vllaznia ka qene me i rendesishmi i javes se 27-te te Kategorise Superiore dhe te dy ekipet do te kerkonin fitoren sepse vetem keshtu mund te shkonin drejt arritjes se objektivit te tyre.

Ndoshta disi ne menyre te çuditshme, Sektori i Arbitrimit prane FSHF-se perzgjodhi Kreshnik Bajramajn per ta drejtuar kete ndeshje. Ai eshte nje arbiter pa shume pervoje ne kategorine Superiore dhe per me teper, ne fushen e Laçit ka patur edhe nje incident.

Tre muaj me pare ne media doli lajmi se ky arbiter ishte goditur nga njeri prej drejtuesve te Laçit pas perfundimit te ndeshjes me Kukesin, me pretendimin se nuk e kishte mbajtur mire ndeshjen.

Nje gje e tille shtonte friken ne kampin shkodran se Bajramaj mund te ishte protagonist ne kete ndeshje ne favor te vendasve, por ne fakt nuk ka rezultuar keshtu.

Ai, bashke me asistentet e tij ka bere nje arbitrim thuajse perfekt. Edhe ne dy momentet kur ekipet e Laçit dhe Vllaznise kane pretenduar per 11-metersha, ai me te drejte ka vazhduar lojen. Ashtu si dhe ne disa momente te tjera kur ka lejuar lojen e rende.

Arbitri me profesionin bankier sot e kaloi me shume sukses kete pervoje dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme, atij dueht t’i besohen te tjera sfida te rendesishme./SHKODRA-SPORT.COM/