Vllaznia do të kërkojë ditën e nesërme fitoren në ndeshjen e javës së 14-të të Abissnet Superiore, pikërisht në transfertë kundër Kastriotit në orën 13:00. Skuadra e Mirel Josës vjen pas një humbjeje delikate në shtëpi ndaj Egnatias.

Trajneri kryeqytetas nuk është fort i qetë në prag të takimit me krutanët, pasi morali në ekip nuk është fort i lartë, pasi mbi të gjitha edhe grupi ka disa mungesa për ndeshjen e rradhës kundër Kastriotit.

Në Kamëz do të mungojnë sërish Marko Juriç, Darko Bulatoviç dhe Liridon Latifi. Këta tre të fundit, siç dihet tashmë, janë të dëmtuar dhe do të jenë tre mungesat e sigurta për Vllazninë.

Megjithatë, si Juriç, ashtu edhe Latifi, do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të janarit, më konkretisht me datë 14 me Partizanin në transfertë.
Maringlen ZHIVANI