Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Tre Musketierët' e Barçës bëhen bashkë te Inter Majemi, Zhordi Alba firmos...

‘Tre Musketierët’ e Barçës bëhen bashkë te Inter Majemi, Zhordi Alba firmos me klubin amerikan

Zhordi Alba është lojtari më i ri Inter Majemit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter.

Mbrojtësi iu është bashkuar dy ish-shokëve te Barcelona, argjentinasit Lionel Mesi dhe bashkatdhetarit të tij Serxhio Buskets.

Inter Majemi postoi një video në llogarinë e tyre në të cilën shfaqeshin tre fanella: njëra me numrin 18 të Alba, tjetra me 5 të Buskets dhe e treta me 10 të Mesit.

“Tre Musketierët” do të jenë gjithashtu nën komandën e një trajneri gjithashtu me të kaluar te Barça. Bëhet fjalë për argjentinasin Gerardo ‘Tata’ Martino, i cili zbarkoi te klubi në qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments