Vllaznia U-13 ka dalë e humbur nga ndeshja e sotme e kampionatit ndaj Skënderbeut. Ky ballafaqim i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit të 13-vjeçarëve, është luajtur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë dhe në fund të tij, kanë qenë korçarët, të cilët kanë fituar me rezultatin e pastër, 2-0.

Ata kanë besuar deri në fund tek fitorja dhe ia kanë dalë ta bëjnë ndaj ekipit shkodran. Dy golat e Skënderbeut do të shënoheshin në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Pas dy golave të pësuar, kuqeblutë e trajnerit Bizi janë munduar të ndryshojnë këtë rezultat, duke krijuar edhe mundësitë e shënimit, por nuk ka ndodhur kështu.

Kështu, i gjithë takimi është mbyllur në shifrat 2-0 për Skënderbeun. Pas kësaj ndeshje, ekipi i Vllaznisë U-13 renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm një pikë.

Formacioni i Vllaznia U-13: Shpuza, Fjerçe, Alija, Bishaj, Delaj, Lekaj, Golemi, Brahimi, Lapi (u aktivizuan: Gjelaj, Luka, Shabi, Përshpali, Sheqi, Durovi, Çani) Tr: Brikeno Bizi

Në barazim me shifrat 1-1 është mbyllur ndeshja e 15-vjeçarëve në mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Skuadra korçare ka kaluar në avantazh e para që në minutën e pestë, duke mbyllur pjesën e parë me fitore 1-0. Megjithatë, në 45-minutat e dyta, Vllaznia e drejtuar nga Fatjon Hasani, ka arritur të barazojë në 1-1 me një gol të shënuar nga Emanuel Vukaj, që hyri si zëvendësues në fushën e lojës.

Deri në minutat e fundit, ka patur përpjekje të shumta nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e fitores, por një gjë e tillë nuk erdhi, duke fiksuar rezultatin e barabartë, 1-1. Pas këtij barazimi, Vllaznia U-15 renditet në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit në kuotën e shtatë pikëve.

Ndërkohë, Vllaznia U-14, që drejtohet nga trajneri Arben Parmeza, ka arritur të marrë një fitore në këtë javë të katërt të kampionatit. Në ndeshjen që u zhvillua ditën e djeshme në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, shkodranët u përballën me ekipin e Skënderbeut, duke i mundur me rezultatin minimal, 0-1.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Erik Lulaj në minutën e 27-të të pjesës së parë. Deri në fund të ndeshjes, Vllaznia dominoi dhe administroi avantazhin në të dyja pjesët e lojës, duke marrë një fitore të vyer në transfertë. Pas këtyre tre pikëve të marra në Korçë, Vllaznia U-14 renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit me katër pikë. /Maringlen ZHIVANI/


Skënderbeu-Vllaznia U15 1-1

Goli për Vllaznia U-15: Vukaj 64’

Formacioni për Vllaznia U-15: Mehmeti, Hebovija, Geci, Valikaj, I. Fusha, F. Fusha, Prendi, Hoxha, Shurbani, Kthupi, Seferaj (u aktivizuan: Jubani, Mehja, Bushati, Vukaj, Zhuri) Tr: Fatjon Hasani


Skënderbeu-Vllaznia U14 0-1

Goli për Vllaznia U-14: E. Lulaj 27’

Formacioni i Vllaznia U-14: Ndoj, Ramaj, P. Lulaj, Kraja, Bega, Hoxha, Jukaj, Lisaj, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: Thana, Selimi, Juka, Preka, Dukaj) Tr: Arben Parmeza