Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere nje paraqitje shume te mire ne pjesen e dyte te ndeshjes se trete gjysmefinale ndaj Teutes, por kjo nuk i ka mjaftuar per ta fituar ndeshjen, sepse diferenca prej shtate pikesh ne pjesen e pare te luajtur te enjten, e ka penalizuar dhe si rrjedhoje kane qene durrsaket qe e kane fituar takimin me rezultatin e ngushte 97-95.

Sipas vendimit te Disiplines, pasditen e djeshme eshte luajtur pjesa e dyte e kesaj ndeshje e cila ka startuar me rezultatin 47-40 te fiksuar qe me perpara. Por nderkohe ne perioden e trete eshte verejtur nje loje e barabarte dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 23-23.

Kjo ka bere qe ne fillimin e 10 minuteshit te fundit te ndeshjes, te mbeste ne fuqi diferenca prej 7 pikesh ne favor te Teutes. Megjithate shkodranet e drejtuar nga Damian Bekteshi e kane rritur lojen dhe e kane mbyllur kete periode 32-27, por qe gjithsesi nuk i ka mjaftuar sepse vendasit e mbyllen ndeshjen me nje diference prej 2 pikesh ne favorin e tyre.

Per Teuten me te miret ne kete takim kane qene Bacon me 31 pike dhe shkodrani Memçaj me 23 pike te shenuara, ndersa tek Vllaznia kane spikatur Saab me 28 pike dhe Wilkins me 23 pike. Me fitoren e sotme, durrsaket udheheqin me rezultatin 2-1 sa i takon ndeshjeve te luajtura.

Takimi i katert gjysmefinale ne mes ketyre ekipeve do te luhet diten e enjte ne ora 19:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe Vllaznia sigurisht qe do te kerkoje fitoren per te barazuar numrin e ndeshjeve dhe per te çuar gjithçka ne takimin e peste dhe te fundit per te percaktuar ekipin finalisht./www.shkodrasport.com/