“Finalja” e mbijetesës shkon për Kastriotin, teksa skuadra krutane ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 Skënderbeun, në Kamzë falë një autogoli të Randi Dumfurit.
Pritej që të ishte një ndeshje e ndezur, por kjo gjithçka filloi përpara startit të sfidës, ku në tunelin ku të dërgon në dhomat e zhveshjeve ndodhi një incident i paprecedentë.
Bekim Dida dhe Melos Bajrami, të dy lojtarët që ishin zgjedhur titullarë u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri kryesor me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja pas përplasjes që kishin të dy.
Ndeshja nisi me 5 minuta me vonesë, por edhe gjatë vazhdimit të lojës ky intensitet rritej edhe më shumë. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Randi Dumfur me një autogol që topi u përplas pas një goditje në portë.
Me këtë fitore Kastrioti ngjitet në vendin e 8 me 21 pikë, ndërsa Skënderbeun vazhdon me krizën e rezultateve teksa mbajnë vendin e fundit me 17 pikë.
FT | KASTRIOTI 1-0 SKËNDERBEU
Dumfur (ag) 26′