Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLTre pikë ndaj Andorrës dhe rekord për Shqipërinë

Tre pikë ndaj Andorrës dhe rekord për Shqipërinë

Me një rotacion të gjerë si pasojë e mungesave të shumta prej pezullimeve apo dëmtimeve, Shqipëria ia ka dalë të marrë një trepikësh shumë të vuajtur ndaj Andorrës në shtëpi me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e trajnerit Edy Reja e nisën ndeshjen me vrull teksa Odise Roshi ishte mjaft aktiv në krahun e djathtë duke ofruar harkime të shumta në zonë, por që për asnjë moment nuk u shfrytëzuan.

Por, rastin e parë të rrezikshëm e krijuan miqtë me Ramadanin që humbi topin pranë zonës së tij. Gjithsesi, Strakosha mendoi të largonte rrezikun ndërsa kombëtarja u kundërpërgjigj me anë të një kundërsulmi ku Laçi nuk arrin të kombinohet me Seferin. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, kuqezinjtë shpërdorojnë sërish me Laçin dhe Uzunin që ndalen nga portieri i Andorrës, ndërsa nga ana tjetër Roshi u ndal vetëm nga shtylla.

Ndërkaq, sa i takon fraksionit të dytë, Reja aktivizoi edhe Muçin me Bajramin duke e bërë ekipin më ofensiv dhe në fakt mesfushori i Empolit, ishte protagonist duke krijuar raste, por edhe duke shpërdoruar një të tillë nga fare pranë portës. Gjithsesi, kuqezinjtë u shpërblyen në minutën e 72 kur Uzuni fiton një 11-metërsh dhe një minutë më pas nga pika e bardhë Endri Çekiçi ndëshkon miqtë.

Në vazhdim, sërish Bajrami e pati një mundësi të mirë por u tregua egoist duke mos pasuar për Muçin apo Roshin që ishin të lirë. Kështu, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe kuqezinjtë morën një fitore të vlefshme duke ruajtur vendin e tretë në grupin I teksa renditen pas Anglisë dhe Polonisë e lënë mbrapa Hungarinë, Andorrën e San Marinon. Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se me 18 pikë të grumbulluara, Shqipëria arrin një rekord pasi kurrë më parë në një fushatë eliminatore nuk kishte mbledhur kaq pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments