...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre pikë të arta për mbijetesën mes ndërhyrjeve të VAR-it, Bylis mund...

Tre pikë të arta për mbijetesën mes ndërhyrjeve të VAR-it, Bylis mund Kastriotin në ndeshjen e prapambetur

Bylisi ka marrë tre pikë me shumë peshë në ndeshjen direkte për mbijetesën ndaj Kastriotit, në duelin e prapambetur mes dy skuadrave. Sfida ishte shtyrë për shkak të kërcënimeve me jetën të gjyqtarit Juxhin Xhaja, por në zhvillimin e duelit në Elbasan dhe jo në Kamëz, kanë qenë ballshiotët ata që kanë dalë të buzëqeshur nga fusha e lojës.

Ndeshja është ndikuar që në minutat e parë të saj nga një ndërhyrje e VAR-it, për një goditje të Kodrës i cili u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik thuajse për të gjithë ndeshjen.

Kjo ia bëri punën më të thjeshtë Bylisit i cili shënoi golin e parë me anë të Kaçorrit e më pas, falë një tjetër ndërhyrje të VAR-it, siguroi penalltinë e Zhoelison që çoi shifrat në 0-2. Kastrioti u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë të mposhte Teqjen, duke shpërdoruar para katërkëndorit të ballshiotëve të cilët nga ana e tyre humbën shumë raste të mira për të mbyllur sfidën.

Megjithatë, edhe shifrat 2-0 i mjaftuan për të festuar në një duel që i afron përsëri me grupin e skuadrave që kanë përpara në renditje dhe shton shanset e tyre për mbijetesën.

Kastrioti 0-2 Bylis
17′ Kaçorri, 37′ Zhoalison

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.