Skënderbeu-Kukësi ishte një ndeshje që u përcaktua nga dy gola të shënuar me penallti.

Si ai që u dha për Kukësin në pjesën e parë dhe ai për Skënderbeun në të dytën ishin penallti të sakta.

Korçarët pretenduan edhe për një penallti tjetër në minutën e 36-të, ku topi i krosuar nga këndi përplaset në dorën e Milunoviçit.

Arbitri vijoi lojën, mbase nisur nga fakti se fillimisht topi u përplas në këmbën e ngritur lart nga Milunoviç dhe më pas në dorë.