Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka zhvilluar ditën e enjte një ndeshje miqësore kundër 21 vjeçarëve të Tiranës. Ndeshja e zhvilluar në ambientet e qendrës stërvitore Kamëz përfundoi në favor të kuqezinjve, të cilët fituan me rezultatin 2-1.
Pjese e formacionit te kombetares U19 kane qene edhe tre futbolliste shkodrane, pikerisht numri 4 (Leon Mani) qe luan ne Gjermani, numri 9 (Albion Kurbasha) qe luan ne Suedi dhe numri 10 (Albi Shpuza) qe eshte pjese e KF Shkodra.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Armando Cungu zhvilloi një lojë mjaft të mirë, duke kaluar të parët në avantazh me një gol të shënuar nga sulmuesi shkodran Kurbasha.
Ai deri para dy vitesh ka qene pjese e Akademise Vllaznia, ndersa tani aktivizohet në Suedi. Ai ka shenuar që në pjesën e parë të takimit. Golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi mesfushori i Tiranës, i ardhur nga stoli, Klevi Qefalija.
Kombëtarja U-19 ka zhvilluar disa teste të këtilla, që i shërbejnë Armando Cungut për të vlerësuar elementet në skuadër dhe për të testuar gjendjen e skuadrës.