Fundjaven qe shkoi Federata Shqiptare e Notit ka organizuar ne ambjentet e pishines “Stela” ne kryeqytet kampionatin kombetar te femijeve. Ne te kane marre pjese 8 ekipe nga Shqiperia, nder te cilet edhe “Shkodra Not” i cili eshte perfaqesues zyrtar i Vllaznise ne aktitetet kombetare dhe nderkombetare.

Ky ekip i drejtuar nga trajneri Kol Shiroka u perfaqesua nga 8 sportiste: Viki Tafrruku, Adriel Marku, Albi Bilali, Alkeo Isufi, Dean Vajushi, Matia Jubani, Era Gogaj, Kolë Rupa.

Figuren me te mire sigurisht qe e ka bere edhe njehere tjeter notarja e talentuar Viki Tafrruku e cila ka arritur te zere dy vende te para dhe dy te dyta ne garat ku ka marre pjese. Keshtu, ajo eshte shpallur kampione ne 50 metra shpine dhe 100 metra shpine, ndersa ka zene vende te dyta ne garat 50 metra stil i lire dhe 200 metra shpine. Njekohesisht Tafrruku eshte shpallur sportistja e trete me e mire e kampionatit, ne baze te rezultateve qe ajo arriti ne keto gara.

Nga ana tjeter, Adriel Marku ka zene vend te pare ne garen 100 metra katernotim dhe vend te trete ne garen 50 metra bretkose.

Sakaq, ekipi i djemve te Vllaznise arriti te marre vendin e trete ne stafeten e 50 metrave stil i lire me perfaqesues sportistet Albi Bilali, Matias Jubani, Alkeo Isufi dhe Dean Vajushi./www.shkodrasport.com/