Abissnet Superiore ka mbyllur ndeshjet e para të fazës së 4-të të kampionatit. Kjo javë nuk ishte pozitive për 3 ekipet e kreut, Laçin, Dinamon dhe Erzenin, ndërsa ‘festuan’ Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Tirana.

Tashmë për të gjitha ekipet do të ketë pak ‘frymëmarrje’. Do të ketë 2 javë pushim për skuadrat për shkak të ndeshjeve të kombëtareve që do të luhen gjatë këtij muaji.

Në këtë mënyrë të gjithë lojtarët dhe trajnerët do të mund të rikuperojnë energjitë e tyre për t’i dhënë marshin e fundit kampionatit, ku kanë ngelur edhe 8 ndeshje nga fundi. Edhe per Vllaznine nje nderprerje e tille ka ardhur ne kohen e duhur sepse tek lojtaret jane verejtur shenja lodhje kohet e fundit.

Sipas parashikimeve ekipet do të mund të rikthehen në fushë më 30 -31 mars, ku do të luajnë ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo pauzë te skuadrat dhe cilat prej tyre do ta shfrytësojnë në maksimum për sprintin e fundit të kampionatit.