Mbremjen e djeshme gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin e federimit te tre volejbollisteve shkodrane me ekipin e Skenderbeut dhe pikerisht te Klaudio Prekes, Gledis Lloshit dhe Tuad Drizanit. Nje lajm qe ne fakt i çuditi te gjithe sepse Vllaznia po kerkon lojtrare, por nderkohe tre ish- kampione te saj duket se nuk preferohen me.

Themi “duket” sepse kete ne fakt e pranon edhe vete njeri prej ketyre lojtareve pikerisht Tuad Drizani. Ai ka postuar diten e sotme nje foto bashke me Lloshin e Preken dhe te tre jane te veshur me fanellat e skuadres se tyre te re, Skenderbeut.

“Meqe per Vllaznine nuk vlejme,kemi plot dyer te hapura ku vlejme.Forca Skenderbeu”- ka shkruar Drinazi. Kaq mjafton per te kuptuar se stafi i Vllaznise nuk i ka dashur ne ekip, ndonese kemi te bejme me tre volejbolliste te cilet ne vitin 2017 i dhuruan asaj te vetmin titull kampion ne historine e kesaj skuadre.

Arsyet pse ka ndodhur kjo çarje mes paleve nuk behen te ditura, megjithate ky eshte realiteti. Dhe treshja shkodrane Preka- Lloshi- Drinazi sot ka debutuar me skuadren korçare duke treguar menjehere vlerat e tyre.

Ndonese kishin vetem dy dite si pjestare te Skenderbeut, ato bashke me lojtaret e tjere te kesaj skuadre, e kane konkurruar shume denjesisht pasditen e sotme ekipin e Tiranes qe eshte kampion ne fuqi i vendit dhe ne fund te takimit rezultati ka qene i ngushte, 3-2 per bardheblute./SHKODRA-SPORT.COM/