Tek Murlani po bëhen gati për sezonin e ri. Në krye të këtij ekipi është emëruar trajneri Vahedin Pepaj, ndërsa si ndihmës do të ketë Donaldo Larin.Për të nisur nga porta dhe deri në sulm, ata kanë disa emra të njohur jo vetëm të futbollit shkodran, por edhe më gjërë për edicionin e ri. Të pozicionuar në grupin e Veriut, ata do të kenë rivalitet të fortë me dy ekipet e tjera të qarkut të Shkodrës, siç janë Ada e Velipojës dhe Veleçiku.

Puna tek Murlani nuk ka shumë që ka nisur, por gjithsesi ata janë gati për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Veleçikut. Sa i takon emrave potencial që ky ekip ka në gjirin e vet, bëhet fjalë për dyshen e portierëve, Çaku dhe Selimaj, për të vazhduar më pas me Brahimin, Djepaxhinë, Hysenin, Keshtejakun, Lekajn apo edhe dy brazilianët e afruar së fundmi.

Në çdo rast nevoje të ekipit, i gatshëm do të jetë edhe trajneri Vahedin Pepaj për t’u aktivizuar në fushën e lojës. Ndërkohë, “Shkodra Sport” ka siguruar edhe listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e Murlanit në sezonin e ri. /Maringlen ZHIVANI/

Murlani 2022-2023:

Lensi Çaku

Erind Selimaj

Endi Brahimi

Pjetër Cubi

Ari Djepaxhia

Frederik Hila

Saimir Hyseni

Mikel Keshtejaku

Festim Lani

Senad Lekaj

Arlindo Markaj

Olgert Nuhi

Joao Vitor De Souza Oliveira

Yuri Costa De Souza Santoro

Vahedin Pepaj

Orgest Shpuza

Maldin Tafa

Arsid Temja

Tr: Vahedin Pepaj