Vllaznia e femrave godet serish ne merkato. Fakti qe ajo eshte kualifikuar ne 16 skuadrat me te mira te Europes, sigurisht qe e veshtireson shume rrugetimin e saj dhe per kete arsye, presidenti Lazer Matija mbremjen e sotme ka bere nje tjeter goditje ne merkato.

“Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se ekipi shkodran ka marre nje tjeter sulmuese. Behet fjale per qiprioten Marinella Panayiotou. Kjo e fundit ne turin e pare ka qene pjese e skuadres kampione te Bullgarise Lokomotiv Stara Zagora.

Vllaznia ne kete menyre kerkon te forcoje edhe me shume skuadren sepse ate e presin 6 perballje shume te veshtira dhe objektivi i saj eshte per paraqitje sa me dinjitoze ndonese kjo eshte shume e veshtire ngaqe kundershtaret do jene te gjithe te forte.

Kujtojme qe shorti i fazes se grupeve do te hidhet te henen ne oren 13.00 ne Nion te Zvicres dhe kampionia e Shqiperise eshte e pozicionuar ne vazen e katert, nisur nga koeficenti qe ka. Ajo pritet te ndeshet me kundershtare shume te forte dhe per kete arsye, ka menduar te beje perforcime te tjera.

Perpos 27 vjeçares qipriote, presidenti Matija mund te beje edhe ndonje goditje tjeter ne merkato diten e neserme qe eshte edhe e fundit para se ajo te mbyllet zyrtarisht./SHKODRA-SPORT.COM/