Ndeshjet e kthimit te turit te dyte te Kupes se Shqiperise, kane rikthyer ne fushe edhe treshen e arbitrave shkodrane me ne krye Indrit Myrtjen.

Ai sebashku me dy asistentet e tij Jetmir Podgorica dhe Mehmet Bega do te jene sot ne Korçe per te drejtuar ndeshjen ne mes Skenderbeut vendas dhe Bylisit.

Kujtojme qe ndeshja e pare e luajtur ne Ballsh pat perfunduar ne barazim 1-1 e kjo do te thote se llogarite jane te hapura edhe ne ndeshjen e sotme.

Per kete arsye, Myrtjes dhe dy asitenteve te tij do t’u duhet te jene ne lartesine e duhur per vendosur drejtesi ne kete takim qe do te nxjerre njerin nga tete ekipet çerekfinaliste qe do te vazhdojne me tej rrugetimin ne Kupen e Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/