Që Alessandro Del Piero mund të bëhet fytyra e re e Juventusit në të ardhmen, është një hipotezë për të cilën flitet prej muajsh. Ish-partneri i sulmit të numrit 10, David Trezeguet, ishte i ftuar në rubrikat e “Tuttosport” për këtë mundësi: “Alex është imazhi i Juves. Unë mendoj se mund të bëhet drejtues një ditë, mendoj se mund të jetë veçanërisht i dobishëm te Juventusi në këtë kohë”.

Ndërkohë, sa i takon merkatos, që ngërthen edhe bardhezinjtë, nuk është vetëm Vlahovic në radarët e klubeve më të mira europiane. Juventusi pa kupat europiane mund të detyrohet të largojë edhe Federico Chiesa e Wojciech Szczesny.

Anësori dhe portieri nuk do të jenë të patransferueshëm, kjo pasi klubi është gati të vlerësojë çdo ofertë serioze. Bardhezinjtë do të zgjedhin të krijojnë një projekt me Fagioli, Miretti, Iling-Junior, Barbieri, Soulé dhe ndoshta Kean në qendër.

Ata pritet të shoqërohen nga një bërthamë e fortë e përbërë nga Danilo, Bonucci, Bremer, Rugani, Alex Sandro, Locatelli, Kostic, Perin, Gatti, ndoshta Cuadrado dhe Pogba, që do të jenë si një nënshkrim i ri. Megjithatë, tani lamtumira e Di Maria dhe Paredes është e sigurt. Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”./telesport/