Ndërsa fokusohet për të nxjerrë maksimumin nga ekipi në dispozicion dhe tentuar të përsërisë sezonin e suksesshëm të kaluar, Hansi Flick, së bashku me drejtorin sportiv Deco dhe komisionin sportiv, kanë planifikuar tashmë emrat që duhet ta përforcojnë Barcelonën për sezonin e ardhshëm: një mbrojtës qendror, një sulmues krahu dhe një sulmues qendror.
Mbrojtësi qendror i majtë është prioriteti kryesor. Pas largimit të Iñigo Martínez në merkaton verore, Barça mbeti pa një qendër mbrojtjeje natyralisht të majtë. Kjo ka detyruar lojtarë të tjerë të ndryshojnë pozicion, por askush e nuk ka interpretuar si duhet “offside” si ish-lojtari bask. Barça po monitoron lojtarë si Gonçalo Inácio (Sporting), Murillo (Nottingham), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Benedetti (Palmeiras) dhe Guéhi (Crystal Palace), i cili lirohet në qershor.
Me Lewandowski në vitin e fundit të kontratës dhe duke mbushur 38 vjeç (verën e ardhshme), pozicioni i sulmuesit qendror (‘9’) është gjithashtu prioritar. Kandidatë janë Julián Álvarez, por investimi i fondit “Apollo” tek Atlético Madridi mund ta komplikojë transferimin. Opsioni më realist është Harry Kane me klauzolë 65 milionë euroshe, ndërsa Haaland duket i paarritshëm.
Së fundi, Barça synon një sulmues krahu polivalent. Në listë janë Rashford (opsion blerjeje 30 milionë), Rafael Leao (Milan) dhe duhet të planifikojnë pasuesin e Raphinha nëse ai vendos të largohet, me ofertat nga Arabia Saudite që e tërheqin shumë./telesport/















