Tek Vllaznia nuk ka me dilema sa i takon formacionit qe do te hedhe ne fushe ne ndeshjen qe do te startoje pas pak minutash, ate ndaj Burrelit e vlefshme per Kupen e Shqiperise.

Trajneri Jonuz ka aktivizuar lojtaret e stolit duke nisur nga portieri Laço. Ne mbrojtje nderkohe do te jene Ruqi, Ristevski, Repaj e ugandezi Walusimbi.

Treshja e mesfushes do te jete e perbere nga Lekaj, Bardulla dhe Emerson ndersa ne sulm do te luaje Zogaj, Uenderson dhe Pusi. Me kete formacion ekipi i Vllaznise jo vetem qe do te kerkoje fitoren, por edhe te zhvilloje nje ndeshje te mire teksa keta futbolliste qe do luajne, kane mundesi te tregojne vlerat e tyre dhe te bindin stafin teknik.

Kujtojme qe ndeshja e pare e luajtur ne Burrel para dy javesh pat perfunduar me fitoren 1-0 te Vllaznise fale golit te shenuar nga Uenderson. Kjo do te thote se sot nuk perben shume problem puna e kualifikimit, per me teper qe edhe Burreli ka ardhur me mungesa ne Shkoder.
www.shkodrasport.com