Ikona e Brazilit, Pele, trembi fansat i cili është shfaqur në spital me ënjtje dhe një problem në zemër. 82-vjeçari është duke luftuar me kancerin që nga heqja e një tumori vitin e kaluar.

Megjithatë, udhëtimi i Pele në spital nuk ishte gjë tjetër veçse një vizitë për trajtimin e rregullt të kancerit që bën çdo muaj. Te pakten keshtu ka deklaruar vete mbreti i futbollit.

Pasi të gjithë pretenduan se legjenda kishte probleme, në një ndërtesë në Katar u shfaq një imazh me fytyrën e Peles me një mesazh “Shërohuni sa më shpejt”.

Ish-futbollisti i Brazilit qetëson ujërat me një postim në Instagram i cili u shpreh. “Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve atyre që na dhurojnë emocione.” – u shpreh Pele.