Mesfushori i Ajaksit, Frenki de Jong ka insistuar se ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, mes thashethemeve në rritje me një transferim drejt një skuadre të madhe të futbollit evropian.

PSG, Barcelona, Bajern Mynih dhe Manccester Siti janë të gjitha të interesuara për të riun holandez, i cili mund të mbulojë shumë pozicione në fushën e lojës.

PSG thuhet se është skuadra favorite për De Jong, por agjenti i lojtarit ka mohuar zërat se një marrëveshje tashmë është arritur midis kampionëve francezë dhe Ajaksit.

I pyetur nëse ai ishte në bisedime me gjigantët e Ligue 1, De Jong përsëriti se asnjë marrëveshje nuk është arritur ende me ndonjë klub:

“Jo, absolutisht nuk kam marrë një vendim. Për momentin, jam ende i fokusuar te Ajaks, në momentin që do të vijë një ofertë, do ta shqyrtojmë”,- u shpreh mesfushori për “Voetbal”./visport/