Mbremja e sotme ka qene e fundit per Vllaznine e femrave per te depozituar ne UEFA listen perfundimtare te federimit per ndeshjet e turit te dyte, pikerisht te fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League”.

Dhe ne fakt ne kete liste ka patur serish surpriza. Perpos sulmueses braziliane Veronica Martins Marques dhe portieres amerikane Kaylin Williams, ka patur vend edhe per nje tjeter goditje ne merkato.

Mesohet se me ekipin shkodran eshte bashkuar edhe mbrojtesja meksikane Viridiana VAZQUEZ KLOSS. Ajo ka mberritur diten e djeshme ne Shkoder dhe eshte vene ne dispozicion te trajnereve Leka e Rexhepi duke zhvilluar fazen e pare me ekipin e saj te ri.

23 vjeçarja luan ne rolin e mbrojteses se majte dhe nderkohe “Shkodra Sport” meson se Kloss ka luajtur se fundi ne te njejtin ekip me sulmuesen braziliane Marques, pikerisht ne Izrael me Maccabi Kishronot Hadera.

Te gjithe keto perforcime ne fakt e kane nje arsye: Kualifikimin e Vllaznise per ne fazen e grupeve te ketij kompeticioni te rendesishem europian. Dhe lojtaret e ardhura se fundi kane ardhur pikerisht per kete qellim dhe jo vetem ate. Megjithate fillimisht duhet te kalojne ukrainaset e Vorskla Kharkiv-2 ne dy ndeshjet qe do te luhen ne Shkoder me 21 dhe 28 shtator.

Megjithate presidenti Matija mendon edhe fazen e grupeve dhe per t’u perfaqesuar sa me denjesisht aty, padyshim qe duhet nje ekip cilesor prandaj dhe kane ardhur lojtaret e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/