Pas shume ndeshjes miqesore, Vllaznia me ne fund ka startuar pasditen e sotme me ndeshjet zyrtare teksa eshte ndeshur me ekipin e Devollit per kupe dhe e ka mundur ate me rezultatin e thelle 7-0.
Ajo qe ka rene ne sy ka qene loja e mire e kuqebluve ne repartin sulmues dhe kete e tregon numri i madh i golave te shenuar por edhe shume raste te humbura.
Nderkohe, ka spikatur me performancen e tij sulmuesi boshnjak Haris Dilaver i cili ka shenuar 3 gola duke treguar se do te jete nje element i rendesishem i kesaj skuadre.
Trajneri Brdariç ka shume besim ne aftesite e ketij sulmuesi dhe jo me kot e vlereson si piken e referimit ne repartin ofensiv.
Tre golat e sotem kuptohet qe te japin shprese se ai do ta terheqe skuadren perpara edhe ne ndeshjet e ardhshme dhe Dilaver do te jete goledari i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/