Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETriumfi ndaj Kastriotit, Mevlan Adili ironizon kritikët: Probleme, Probleme…

Triumfi ndaj Kastriotit, Mevlan Adili ironizon kritikët: Probleme, Probleme…

Vllaznia ia doli të triumfojë 0-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për Superligën. Autori i golit ishte Hoxhaj, në minutën e 92-të. Nje fitore me shume vlere e kuqebluve qe rikthehen serish ne vendin e pare ne renditje.

Nje rikthim i tyre pikerisht pas disa momenteve te veshtira qe ato kaluan dhe kur te gjithe po flisnin per probleme ne rradhet e tyre, per largim trajneri, gjoba etj.

Pas ndeshjes lojtari i shkodranëve, Mevlan Adili ka ironizuar kritikët, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Evlopa, Evlopa. Plobleme, Plobleme. Tap Hoxhaj Ardit dhe e lshut bajrakin. I drejti zhytet po kurr nuk mbytet” – shkruajti ai.

Vllaznia është e para në rënditje me 45 pikë, një më shumë sesa Laçi. Ndeshja e ardhshme është ndaj Partizanit, pas ndeshjeve të Kombëtareve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments