Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETriumfuan ndaj Partizanit, katër pjestarë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të...

Triumfuan ndaj Partizanit, katër pjestarë të Vllaznisë përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës

Fitorja pasditen e se premtes ne kryeqytet ndaj Partizanit ka qene me shume vlere per Vllaznine sepse e mbajti ate ne vallen e pretendimeve, por nga ana tjeter, ndali ekipin kryesues dhe zbukuroi garen.

Ky sukses ka bere qe Andi Lila dhe Oversport te perzgjedhin plot 4 pjestare te Vllaznise ne skuadren me te mire te javes se 16-te te “Abissnet Superiore” dhe aty bejne pjese tre futbolliste si dhe trajneri Josa.

Ky i fundit eshte perzgjedhur trajneri me i mire i kesaj jave dhe sigurisht qe e meriton kete gje. Nderkohe ne formacion ka vend edhe per kapitenin Erdenis Gurishta i cili ndonese po luan si qendermbrojtes, po shkelqen edhe ne kete pozicion.

Perpos tij, pjese e formacionit jane edhe dy sulmuesit anesor, Esat Mala si dhe Mehdi Çoba qe shenoi ate gol shume te rendesishem ne minuten e 90-te duke i dhene fitoren shume te rendesishme kuqebluve.

Pjese e formacionit me te mire te javes jane edhe portieri i Kukesit Halimi, mbrojtesit Janku (Bylis) dhe Sadiki (Erzeni). Per te vazhduar me mesfushoret e qendres L.Vila (Teuta) dhe Hila (Tirana), ndersa ne treshen e sulmit jane perzgjedhur Hasani (Tirana), Jackson (Egnatia) dhe Oshafi (Teuta)./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments