Marcelo Troisi tejet i zhgënjyer nga paraqitja e Flamurtarit në takimin e sotëm. Në prononcimin e pas ndeshjes për mediat, Troisi tha se futbollistët duhet të lëvizin më shumë në fushë dhe të marrim më shumë përgjegjësi.
Braziliani theksoi se ekipi nuk u shpreh aspak siç ka bërë gjithë këto ditë në stërvitje. “Jam shumë i zhgënjyer nga ndeshja e sotme ndaj Vllaznisë dhe nga reagimi i ekipit gjatë 90 minutave.
Futbollistët nuk dhanë atë që prisja nga ato që kanë bërë dhe kanë dhënë në stërvitje. Nuk duhet që të justifikohemi me faktin se kishim pak kohë në dispozicion apo se kishte lojtarë të rinj që u aktivizuan në këtë takim. Lojtarët e rinj duhet që të lëvizin sa më shumë në fushë dhe të japin maksimumin e tyre”, tha Troisi.
Trajneri Troisi, thotë se nëse nuk do të ketë reagim nga lojtarët, nuk di se çfarë duhet të pres nga ndeshja e radhës me Skënderbeun. “Nëse nuk do të ketë një reagim unë nuk e di se çfarë duhet të pres më nga ndeshja e radhës që kemi me Skënderbeun.”, tha Troisi.