Vllaznia i eshte rikthyer pasditen e sotme procesit stervitor duke zhvilluar seancen e rradhes ne fushen e kompleksit sportiv “Hasaj”. Ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e trajnerit Jonuz.

Siç behet e ditur, numri 1 i pankines shkodrane nuk ka mundur dot te mberrije ne orarin e duhur sepse eshte rruges ne kthim ngaqe siç dihet ka qene ne Katar per te marre pjese ne nje seminar qe eshte zhvilluar atje me pjesmarrjen e shume trajnereve dhe drejtuesve te klubeve te ndryshme te botes.

Ne mungese te trajnerit Jonuz, stervitja e sotme e ekipit eshte drejtuar nga dy ndihmesit e tij, Safet Osja e Ideal Lekiqi. Ata kane patur ne dispozicion te gjithe futbollistet dhe kane zhvilluar seancen e rradhes sipas planit te bere me pare.

Nderkohe neser ekipi do te vijoje me seancen e rradhes, kete here duke patur ne krye te tij trajnerin Jonuz dhe sebashku te gjithe do te punojne me mendjen tek sfida e javes tjeter, ajo me Partizanin qe po vleresohet maksimalisht ne kampin shkodran.
www.shkodrasport.com