Thashethemet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos janë rikthyer sërish një temë. Tekniku i Al Nassr ka lëshuar një deklaratë tronditëse, i cili ka folur për të ardhmen që e pret sulmuesin e tij.
“Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën te Al Nassr. Ai do të rikthehet në Europë në fund të karrierës së tij për t’u pensionuar atje.” – u shpreh Rudi Garcia, duke lënë të hapur një largim të portugezit.
Por siç raporton spanjollja “Marca”, në garë për 5 herë “Topin e Artë”, mbeten anglezët e Newcastle United. Përflitet që nëse “qymyrxhinjtë” do të kualifikohen për në Champions, do të firmosin me Ronaldon.
Me kete futbollist ne fakt gjithçka mund te ndodhe dhe nuk do te ishte çudi nese do te kishim nje rikthim te tij ne Europe. Kuptohet qe tek Al Nass ai nuk ndihet mire dhe eshte atje vetem prej parave. Por ato mund te mos jene gjithçka…