Dy futbollistë të rëndësishëm të Brazilit, si Gabriel Zhezus dhe Aleks Tejes do të humbasin pjesën e mbetur të Botërorit.

Ata janë dëmtuar në ndeshjen e djeshme kundër Kamerunit.

‘Globo Esporte’ raporton se futbollistët kanë pësuar dëmtime në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye nuk do mund të luajnë në Kupën e Botës në vijimin e saj.

Kështu, trajnerit Tite do t;i mungojnë dy alternativa të rëndësishme në stol, në një periudhë kur vuan edhe dëmtimet e lojtarëve si Nejmar, Danilo dhe Aleks Sandro.