Qe prej dites se sotme ai eshte bere zyrtarisht pjese e stafit te Vllaznise teksa eshte emeruar ne rolin e video- analistit. Xhoen Turgu ndjehet mire qe do t’i sherbeje klubit me te vjeter ne Shqiperi dhe e quan veten me fat qe eshte pjese e tij.

Nje falenderim te tille per te gjithe drejtuesit kuqeblu, Tugu e ka bere permes nje postimi ne rrjetet sociale ku do te shkruante keshtu pasditen e sotme:

“Siç eshte njoftuar sot ne faqen e KF Vllaznia ne Facebook, do te jem pjese e klubit per kete sezon ne pozicionin e video-analistit. Do te bej me te miren time per te ndihmuar stafin teknik e lojtaret, si dhe per te arritur synimin e perbashket: Titullin kampion dhe rrjedhimisht yllin ne fanelle.

Nuk ka gje me te bukur se te punosh me diçka qe e ke dashur qe femije, e qe per mua ne kete rast eshte futbolli. E cilesoj veten me fat dhe te privilegjuar per te punuar tek Vllaznia, me shpresen se do te arrijme te bejme krenare te gjithe shkodranet, kudo qe ndodhen.

Faleminderimi me i madh shkon per prinderit e mi per mbeshtetjen e pakursyer qe me kane dhene gjithmone, fale jush jam ketu dhe njeriu qe jam sot Gjithashtu me duhet te falenderoj presidentin Xhaferi, drejtorin sportiv Matko Djarmati dhe tranjeret Brdariç e Plori per mundesine e dhene.

Se fundmi, por jo me pak i rendesishmi, profesor Alarico Rossin, per mesimet e tij brenda dhe jashte salles se leksioneve, e per dedikimin ndaj meje e te gjithe atyre qe kane patur mundesine te punojne me ty. #vllaznia #drejtyllit”- shkruan Tugu ne postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/