Me datat 9-10 qershor në Tiranë do të zhvillohet kampionati kombëtar i atletikës për të rritur ku do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Tek meshkujt, Vllaznia kampione në fuqi e vendit sërish konsiderohet favorite për të fituar titullin kampion ndonëse do të ketë rivalitet me ekipet e Tiranës dhe Skënderbeut. Duke folur për shkodrasport.com kryetrajneri i ekipit shkodran Albert Marashi, do të shprehej: “Kjo është gara më e rëndësishme kombëtare e vitit dhe kuptohet që kemi kohë që përgatitemi për të ndonëse kushtet nuk kanë qenë aspak të mira. Gjithsesi tashmë jemi gati për të treguar dominimin tonë ndaj kundërshtarëve dhe kemi optimizëm dhe do të jemi kampionë edhe këtë vit. Titull ky që do të jetë i shtati rradhazi për ekipin e Vllaznisë dhe një gjë e tillë kuptohet që flet vetë për dominimin e ekipit tonë prej vitesh në atletikën shqiptare”. Por përveçse në garat ekipore, Vllaznia ka si objektiv edhe zënia e vendeve të para nga individët në disiplina të ndryshme sportive. Trajneri Marashi jep edhe shanset më të mëdha ku do jenë atletët e Vllaznisë pretendentë për vendet e para. “Ne kemi pretendime të qarta me sportistin Mario Shestani në 100 dhe 200 metra, po ashtu në këto dy gara pretendentë është edhe sportisti tjetër i joni, Ardit Rashi. Në garën e 400 m, pretendenti kryesor për vendin e parë do jetë sportisti jonë Lulëzim Çangeli ndërkohë që jemi të sigurtë se edhe në garat e kërcimit së gjati dhe trehapësh Izmir Smajlaj por edhe i riu i talentuar Gledis Halluni do jenë më të mirët. Natyrisht që vend të parë pretendojmë edhe në 3000 m/p me Bledar Mesin si dhe në hedhjen e diskut me Dhimitri Jorgos si dhe në dy stafetat. Nëse përmenda vetëm titullarët, kuptohet që presim shumë edhe nga sportistët e rinj si Jolando Quku, Suad Bashku, Ergys Gjeçaj, Lisard Draçini e ndonjë tjetër për të përmirësuar rezultatet e tyre. Me këtë përbërë të plotë, kujtojmë që Vllaznia do të përfaqësohet në këtë kampionat me 28 sportistë, do të synojmë padiskutim titullin e shtatë kampion rradhazi”- ka thënë kryetrajneri i Vllaznisë.

Lista e ekipit të Vllaznisë që merr pjesë në kampionatin kombëtar:
1.Mario Shestani
2.Jolando Quku
3.Eridon Sadiku
4.Lulzim Çangeli
5.Imer Kajoshaj
6.Ardit Rashi
7.Suad Bashku
8.Andi Kajushi
9.Durjon Idrizaj
10.Izmir Smajlaj
11.Gledis Halluni
12.Ergys Gjeçaj
13.Lisard Draçini
14.Ergi Danja
15.Elsit Ymeraj
16.Danjel Guri
17.Besmir Pepaj
18.Bledar Mesi
19.Dhimitri Jorgos
20.Nimet Isufi
21.Elton Tula
22.Nazmi Isufi
23.Sadik Bajramaj
24.Josif Agolli
25.Erald Agai
26.Xhaneto Zefi

Femra
27.Elmedina Oruçi
28.Koleta Prenga

Trajnerë:

Albert Marashi
Vildan Tufi
Fatjon Serhati
Dorian Tafa