Deklarata e ish- kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata mbrëmë në një emision sportiv kur deklaronte se “Shqipëria duhet ta harrojë Botërorin sepse nuk jemi një komb i zhvilluar” ka shkaktuar shumë reagime në opinionin sportiv shqiptar.

E publikuar edhe në faqet e “Shkodra Sport” kjo deklaratë është pasuar me shumë komente nga të cilët nuk kanë munguar ato që mendojnë se Vata e ka gabim. Por ka patur edhe prej atyre që mendojnë ndryshe.

Dhe njëri prej tyre është shkodrani tjetër, trajneri i futbollit Ridvan Tula. Me dy komente, ai fillimisht në formë ironie, e më pas seriozisht, e ka mbështetur idenë e kolegut të tij teksa shkruan:

“Vetë fakti që Shqipëria klasifikohet si vendi i parë në Botë për tituj shkencorë si *Doktor*, *Profesor* etj. për numrin e popullsisë, pavarësisht se më shum se gjysma e të “titulluare” nuk ka mbaruar as shkollen e mesme, plus, jemi vendi i vetëm në Botë që drejtohemi nga një kryeministër me profesion “mësues vizatimi” e sa të duash raste si këto.

Ne klasifikohemi të parët në Botë për “intiligjencë dhe gjithëpërfshirje” dhe çfarë është më krysorja në lidhje me futbollin, edhe pse ma shumë se 70 % e popullsisë nuk e ka lexuar akoma një libër futbollit prej fillimit e deri në fund.

Të gjithë këta japin ‘orientime dhe vlersime’ të niveleve akademike. Gjithsesi, pavaresisht të tjerave, le të shpresojmë e t’i urojmë përfaqësueses tonë rrugë të mbarë drejt *ëndrrës së madhe botërore*.

Përfaqësuesja e një shtetit tregon në njëfarë formet nivelin kulturor e sportiv të shtetit që përfaqëson. Për hir të së vërtetës, Kroacia është shumë më e përparuar se ne dhe për ketë flasin rezultatet në të gjitha fushat e jetës.

Përsa i përket përfaqsueses tonë unë personalisht nuk besoj se ka shqiptar, cilido qoftë ky dhe pavarësisht interesave që ka, i cili nuk e don suksesin sepse është një gjë që na bën krenar.

Kurse për sa i përket Rudit (Vatës), personalisht unë të siguroj se është një ndër të paktët lojtarë që nuk ka qenë kurrë pjesë e allishverisheve që për fat të keq janë duke ja marrë frymen atij vend që quhet Shqipëri”./SHKODRA-SPORT.COM/