Oltijon Kërnaja është larguar nga drejtimi i Tërbunit. Trajneri i njohur ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar ekipin dhe qytetin pukian për këtë aventurë të gjatë të tij.

Ka pasqyruar të gjithë punën e bërë përgjatë 1 viti e gjysmë. Kërnaja i falënderon të gjithë, ndërsa në fund e mbyll duke thënë: “Mirupafshim”

“Faleminderit Puka! Faleminderit KF Tërbuni!
40 Ndeshje zyrtare.
25 fitore. 8 barazime. 7 Humbje.
63 Gola te shenuar 23 Te pesuar.
Në stadoumin Ismail Xhemaili 19 Ndeshje 14 fitore. 3 barazime vetem 1 humbje.
Ne 18 muaj 2 kupa.

4 sezone , perkushtim maksimal, ne cdo detyre, Si drejtor sportiv, si trajner..( dhe shume funksione te tjera , ne te mire te punes)

Kisha nje premtim per te mbajtur, Terbuni te rikthehej ne kategorine e pare!
Me pune dhe perkushtim arrihen objektivat!

Nga sot , pas vendimit te presidentit, Une nuk jam me Trajner i ekipit te KF Terbunit!

Faleminderit Shefit te klubit Dritan Frroku per bashkepunimin e shkelqyer 4 vjecar.
Faleminderit presidentit te klubit per bashkpunimin.

2 ose 3 individ nuk me heqin rrespektin per Puken dhe qytetaret e saj.

Mirupafshim ne objektiva te tjera.

RRESPEKTE NGA OLTI KERNAJA”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Kërnajën do ta pasojë te Tërbuni Edmon Dalipi.